Kërkohet zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për energji
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion gjermanë të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër i Ambientit , i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka falënderuar ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë.
Më tutje, kryeministri Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.
Haradinaj ka kërkuar nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.