
Kërkohet zbatimi i strategjisë kundër terrorizmit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka kërkuar mbështetje nga të gjitha autoritetet kompetente për zbatimin e Strategjisë kundër terrorizmit.
Ai gjatë takimit të Grupit për mbështetje strategjike kundër terrorizimit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, po ashtu ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që të reagohet me kohë përballë sfidave që mund të paraqiten.
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar për zhvillimet tjera aktuale përfshirë këtu trendin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit si dhe për procesin e themelimit të Divizionit për parandalim dhe riintegrim të personave të radikalizuar, si divizion i ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të zbatimit më efikas të kësaj strategjie.
/Epoka e re/