Kërkohet zyrtarizimi i vendimit për hapjen e sallave të dasmave
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka kërkuar që të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshme.
Kjo odë ka theksuar se duan ta dinë arsyen se pse ky vendim ende nuk është zyrtarizuar dhe nuk po kumtohet në publik.
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës e ka quajtur absurd dhe të papranueshëm këtë moszyrtarim, pasi rastet me Covid tani janë në numër të vogël,
“Pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHTK-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet më 15 qershor 2021, ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë”, është thënë në reagimin e OHTK-së.
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka theksuar do t’i përkrahë bizneset dhe do të jetë zëri i tyre.