Kërkoi ndihmë financiare e fansat iu kthyen ashpër, miliarderja u mbyll gojën me përgjigjen
Një ditë më parë, Kylie Jenner, ndau një një link të “GoFundMe” ku njerëzit mund të kontribuonin për grimierin Samuel Ruda. Ky i fundit u përfshi në një aksident të rëndë, e si pasojë iu nënshtrua një operacioni mjaft të vështirë.
Kaq ju desh ndjekësve të miliarderes që të shpërthenin kundër saj. Ata iu kundërvunë 23-vjeçares, duke u shprehur se Kylie me aq shumë para në bankë, i kërkonte të tjerëve të ndihmonin mikun e saj, kur mund ta bënte vetë.
“Si ndodhi që Kylie nuk e paguan artistin e saj të makeup-it aq sa të përballojë një operacion 60,000 dollarë? Kjo është pyetja. Biznesi i saj është make-upi. Ai është grimieri i saj. Ai nuk i sjell miliona,”- ishin disa prej komenteve në “Twitter” për Jenner.
Kjo e fundit ka vendosur që tu kthejë përgjigje të gjithë kritikave përmes në deklarate të gjatë në “Instagram”. Ajo ka treguar se në fakt ka kontribuar edhe vetë për shërimin e grimierit dhe se kjo ndihmoi në plotësimin e shifrës prej 10 mijë dollarësh.
“E ndjej se është e rëndësishme për mua që të sqaroj këtë histori të rreme, sikur unë ju kam kërkuar fansave të mi para dhe se vetë nuk po paguaj për shërimin e grimierit tim. Sam nuk është grimieri im dhe fatkeqësisht ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie personale, por unë kam punuar me të disa vite më parë dhe mendoj se ai është njeri shumë i mirë”, është shprehur ajo.
Më pas Kylie ka treguar se në fillim mësoi për aksidentin e Samuel nga grimieri i saj aktual, Ariel Tejada dhe u ndje e detyruar që ta ndihmonte.
“Ata kishin mbledhur 6 mijë dollarë, kështu që unë dhurova 5 mijë dollarë për të arritur qëllimin e tyre origjinal dhe mendova që ta postoja në ‘Instagram’-in tim për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz nëse donin të kontribonin”, ka shpjeguar Kylie.
“Unë nuk e di si u transformua gjithë kjo histori, por familja e Samuel më ka kontaktuar përmes Ariel dhe janë shumë mirënjohës për gjithë donacionet, lutje dhe dashuri për Sam”, ka shkruar ajo.