Kërkoi ryshfet, arrestohet zyrtari i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë

29 mars 2025 | 16:10

150 euro ia ka kërkuar një burrit zyrtari i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e tij lidhur me shtesat e lehonisë për bashkëshorten e tij.

Policia tha se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë “bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë policia në raportin 24-orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hamdi Salihi u largua nga stafi i Silvinjos në Kombëtare,…