Kërkoi të kontrollohen mediet, Kusari i reagon Pacollit: I ofroj trajnim
14 korrik 2022
| 15:23
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të marrin masa ndaj medieve në Kosovë, pasi sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet se “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar juristja e të drejtës së medieve, Flutura Kusari.
Ajo në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shprehur gatishmërinë që t’i ofrojë trajnim deputetes Pacolli rreth rregullimit dhe vetë-rregullimit të medieve.
“Ofroj trajnim për deputeten Fitore Pacolli rreth rregullimit dhe vetë-rregullimit të medieve”, ka shkruar Kusari.