Kërkojnë pikë të reja olimpike
12 korrik 2019
| 10:53
Kampionët e xhudos së Kosovës do ta vazhdojnë rrugën drejt normës olimpike “Tokio 2020”, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej sot (e premte) e deri të dielën.
Të tre medalistët në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do t’i kërkojnë medaljet e reja.
Sot në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).