Kërkojnë trajtim të dinjitetshëm në kompensimin e tokave
18 maj 2018
| 16:29
Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit, është mbajtur të premten një dëgjim publik me banorët e Malësisë së Zhegocit, ku është diskutuar në lidhje me procedurat për shpronësim të tokave në pjesën ku do të ndërtohet autostrada Gjilan-Prishtinë.
Sami Ahmeti, i cili ka folur në emër të kësaj pjese, ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe institucionet tjera që të trajtohen me dinjitet sa i përket kompensimit të pronave.
Ndërsa, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka siguruar banorët e Malësisë së Zhegocit se shpronësimi do të bëhet në formën që ata të jetë të kënaqur.