Kërkon falje gjyqtari që ia mohoi golin Ronaldos kundër Serbisë

29 mars 2021 | 18:03

Gjyqtari holandez Danny Makkelie ka kërkuar falje që i mohoi Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë golin e fitores në barazimin kundërthënës ndaj Serbisë të shtunën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Serbisë, Stefan Mitroviç, u mundua ta largojë nga vija e portës topin e goditur nga Ronaldo në kohën shtesë, por me gjithë përpjekjet e tij, topi e kishte kaluar vijën e portës. Në mungesë të videoasistentit të gjyqtarit (VAR) dhe teknologjisë së vijës së portës, Makkelie urdhëroi që loja të vazhdonte duke e mllefosur Ronaldon me bashkëlojtarë. Duke folur për këtë incident, Makkelie ka thënë për A Bola: “Ajo që mund ta them unë është se i kam kërkuar falje trajnerit të ekipit kombëtar, Fernando Santos dhe ekipit portugez për atë që ndodhi. Si ekip gjyqtarësh, ne gjithmonë punojmë zellshëm për të marrë vendime të mira. Nuk jemi të lumtur aspak kur dalim në lajme për çështje të tilla”.

Makkelie, 38-vjeçar, është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2008 dhe e ndau drejtësinë në finale të Ligës së Evropës më 2020 në mes të Interit dhe Sevillës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të…