BE kërkon që të instalohen butona të emergjencës në çdo veturë të re
Duke filluar nga ky muaj, të gjitha veturat e reja në Bashkimin Evropian do të pajisen me teknologjinë të quajtur eCall, që është një sistem automatik i emergjencës.
Kjo teknologji automatikisht i dërgon informacione të domosdoshme emergjencës më të afërt për vendngjarjen e aksidentit, edhe nëse shoferi është i pavetëdijshëm, transmeton koha.net.
Sistemi dërgon lokacionin e saktë, si dhe kohën se kur ka ndodhur aksidenti e gjendjen fizike të shoferit.
Të aksidentuarit gjithashtu do të mund të lajmërojnë shërbimet emergjente me një të shtypur të butonit.
Komisioni Evropian, i cili e ka propozuar këtë projekt në vitin 2013 e aprovuar atë në prill të 2015-ës, shpreson që ky sistem do të shpëtojë qindra jetë njerëzish e do të shkurtojë kohën e reagimit të shërbimeve emergjente.
Sipas tyre, eCall do të shkurtoj kohën e reagimit të shërbimeve emergjente deri në “50 për qind në jashtë qytetit e deri 60 për qind të zonat urbane”.
Ky sistem normalisht do të jetë i “fjetur” dhe nuk do të gjurmojë veturat pa pasur ndonjë situatë emergjente.
Shteti i parë i cili e ka adaptuar sistemin eCall ishte Sllovenia në 2016-ën.