Kërkon të heqë mbiemrin e tij, djali i madh dëshmon kundër Brad Pitt në gjyq
Rikthehet në vëmendje gjyqi më i famshëm dhe i gjatë i divorcit, ai i Jolie dhe Pitt. Aktualisht çifti ka rënë dakord në ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve, por secili kërkon kujdestari të plotë. Janë rikthyer edhe njëherë në dyert e gjykatës ku thuhet se këtë herë ka qenë përballje më e ashpër.
Që nga dita e djeshme është kthyer në qendër të vëmendjes gjyqi i famshëm dhe i gjatë i divorcit të dy aktorëve të dashur për publikun, Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Deri tani ata kanë rënë dakord në ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve, por që të dy duan kujdestari të plotë të tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Jolie dhe Pitt janë rikthyer edhe njëherë në dyert e gjykatës. Kësaj radhe thuhet se është përballje edhe më e ashpër. Arsyeja? Angelina ka akuzuar ish-aktorin për dhunë në familje.
Madje djali i tyre i madh, Maddoz, ka dëshmuar kundër babait. Sipas “Daily Mail”, ai ka treguar se nuk e dëshiron më as mbiemrin e tij. Por duket se në këtë pikën e fundit, Jolie nuk e ka mbështetur të birin.
Ndërkohë thuhet se Maddox dhe zënka e tij me Brad Pitt në avionin privat, i dhanë shtysën më të madhe Angelina-s për të kërkuar ndarjen më shumë se 5 vjet më parë.
Angelina gjithashtu ka deklaruar se ka ende shumë prova kundër Pitt dhe në lidhje me abuzimin që ai ka ushtruar ndaj saj dhe është gati t`i bëjë publike.