Kërshëndellat, mesha solemne mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
Me rastin e festës së Krishtlindjeve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dyditor i kësaj feste,
Sonte nga ora 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales.
Kurse me fillim në orën 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.
Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, mbahet në mesnatë dhe të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
Ndërkohë që nesër në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.
Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.