Kërstiq: Nëse Trumpi vjen në pushtet, do të flasim për ndarjen e Kosovës
08 dhjetor 2023
| 07:59
Gazetari serb Branislav Kërstiq ka thënë se nëse Trumpi vjen në pushtet do të flasim për ndarjen e Kosovës.
Ai këto komente i ka bërë në Kanal10, duke thënë se Asociacioni duhet të bëhet.
Sipas tij, për t’i ikur ndarjes duhet të pranohet Asociacioni.
“Në qoftë se kryeministria (Qeveria) nuk plotëson kushtin e Asociacionit, në qoftë se në Amerikë vjen në pushtet Trump, atëherë ne do të jemi në pozitë për ndarjen e Kosovës, sepse e ne e dimë sepse Republikanët e kanë pas si ide”, ka thënë Kërstiq.