Kërveshi: Kosova këto 4 vjet kishte qeverisje skandaloze, nuk i kap lista skandalet e saj
07 janar 2025
| 13:19
Avokati Kujtim Kërveshi ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe opozitën.
Ai ka vlerësuar se në këtë mandat Kosova ka pasur një qeverisje skandaloze.
Kërveshi ka shkruar në “Facebook” se skandalet e kësaj qeverie nuk i kap lista e kësaj partie për deputet.
Sipas tij, as opozita nuk ka përformuar mirë në këto katër vite.
“Kosova këto 4 vite kishte qeverisje skandaloze, nuk i kap lista skandalet e saj. Kosova për 4 vite pati edhe parti opozitare të cofta! Opozita tuj’ pritë zgjedhjet, 4 vite, mos me u prishë me LVV, tuj shpresu që LVV vet bjen ndër 50% dhe i ngjiten në koalicion!”, ka shkruar Kerveshi.