KESCO certifikohet me tri ISO standarde
Certifikimi i KESCO-s me tri lloje të ISO-ve, është një nga treguesit më të rëndësishëm sa i përket nivelit të profesionalizmit të kompanisë dhe avancimit të shërbimeve në raport me konsumatorët. Kategoritë ISO 9001:2015 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë, ISO 14001-2015 – Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit, si dhe ISO 45001-2018 – Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, janë standarde të cilat bazohen në shërbimet tona kualitative, fokusin tek konsumatorët, ruajtjes së ambientit, pa anashkaluar shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë.
“KESCO në vazhdimësi po ecë me trendet botërore sa i përket shërbimeve të cilat u ofrohen afro 700 mijë konsumatorëve. Si rrjedhojë, për menaxhimin e cilësisë në punë jemi certifikuar prej punës së jashtëzakonshme të departamenteve përkatëse brenda kompanisë duke filluar nga sigurimi i energjisë elektrike për konsumatorët, kujdesi ndaj tyre dhe informimi i saktë. Për sistemin e menaxhimit të mjedisit, pos qasjes proaktive në avancimin e energjisë së gjelbër, KESCO përkujdeset në vazhdimësi edhe në ruajtjen e parametrave tjerë mjedisor. Tregues konkret është blerja dhe futja në përdorim së fundmi e 15 veturave elektrike të cilat janë shumë miqësore për mjedisin, e duke bërë plane strategjike afatgjate në ruajtjen e saj”, ka njoftuar KESCO.
Drejtori i furnizimit në KESCO, Huseyin Ozen, ka thënë se një certifikim i tillë është tejet domethënës për kompaninë.