Rrobaqepësia ‘Vlera’ dhuroi 40 maska për punonjësit komunës së Ferizajt

07 maj 2020 | 20:47

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se rrobaqepësia “Vlera” ka dhuruar 40 maska mbrojtëse kundër Covid-19 për punonjësit e kësaj komune.

“Ndihmesat e qytetarëve vullnetmirë dhe bizneseve ferizajase kanë bërë që situata me COVID-19, të përballohet më lehtë. Kështu edhe Fifa Selimi, pronare e rrobaqepësisë ‘Vlera’ kishte vendosur t’i dhuroj 40 maska donacion për punonjësit e Komunës së Ferizajt. E këtë donacion e pranoi zyrtari për marrëdhënie me publikun, njëkohësisht anëtari i Shtabit Emergjent, Albion Sherifi. Komuna e Ferizajt shpreh falënderimin për donatoren dhe gjithë donatorët që me punën e tyre, materialet e krijuara nga vet ata po ndihmojnë në tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami i parë dhe hatibi i xhamisë së Gazi Huserv…