KESCO hapë linjën e veçantë për biznese
Komuniteti i biznesit në një vend luan rol jetik për ekonominë e vendit, duke marrë parasysh përmirësimin e shkallës së punësimit. KESCO duke qenë edhe vet pjesë e këtij komuniteti dhe duke qenë në dijeni për rëndësinë që kanë bizneset, angazhohet në vazhdimësi që të jetë pjesë e zhvillimt të këtij sektori tejet të rëndësishëm.
Lidhur me këtë, KESCO ka hapur linjën e veçantë të biznesit në Zyrën e Kujdesit për Konsumatorë në Prishtinë, si një koncept i ri për lehtësimin në marrjen e shërbimeve për konsumatorët komercialë, njëjtë sikurse edhe për konsumatorët shtëpiakë.
Për t’u ofruar shërbime sa më të mira, përgjigje sa më të shpejta dhe pranimin e kërkesave të ndryshme nga njëra – tjetra, prej të dy llojet e konsumatorëve, tashmë secila e ka linjën e vet. Pra, linja për konsumatorët komercialë, dhe linja për konsumatorët shtëpiakë.
Krahas kësaj, pas takimeve të vazhdueshme me asociacionet e bizneseve, KESCO tashmë e ka të hapur edhe një kanal të drejtpërdrejtë për komunikim me biznese, për të cilën janë caktuar një ekip menaxhues që do të merren drejtpërdrejt me secilën kërkesë të tyren.
Në emailin e dedikuar për ta: [email protected], të gjitha bizneset mund të shkruajnë lidhur me çështjet që duan të informohen, apo edhe konsulta lidhur me pagesat e energjisë elektrike.
KESCO mbetet e përkushtuar dhe me vizion të qartë para vetes për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për të gjithë konsumatorët pa dallim.