![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/3C9D1660-E207-4A6D-BC93-A5CABC1D3D18.jpeg)
KESCO i shkruan ZRRE-së: Tarifat e reja të rrymës të fillojnë nga faturat e marsit
12 shkurt 2022
| 12:04
KESCO ka njoftuar se i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.
Sipas njoftimit, ky propozim ka ardhur për të shmangur kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja. “Nëse ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët. Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin”, thuhet në njoftim