KESCO nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Qatar Charity, ndihmohen 866 fëmijë jetim

08 prill 2021 | 15:51

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO SH.A (KESCO), ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Qatar Charity, ku nga kjo marrvwshje do të përfitojnë 866 fëmijë jetim.

Vlera totale e kësaj marrëveshje është 287 mijë euro. Qatar Charity ka marrëveshje bashkëpunimi me më shumë se 42 organizata në gjithë botën.

Nawaf Al-Hamad përfaqesuesi nga Qatar Charity, u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim me Kosovën. “Jemi të lumtur ne në Qatar Charity që kemi një bashkëpunim me Kosovën. Pjesëmarrja jonë sot për të nënshkruar këtë marrëveshje që përfitojnë 900 familje është vazhdimi i një sërë projektesh dhe jemi të lumtur për të ju ofruar këtë ndihmë vëllezërve dhe motrave në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, edhe ambasadori i shtetit të Katarit, Ali Bin Hamad, tha se janë të përkushtuar që të fuqizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit. “Shoqata Qatar Charity ka shumë projekte këtu në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar që marrëdhëniet ndërmjet Katarit dhe Kosovës t’i shtyjmë edhe më tej dhe t’i promovojmë lidhjet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Katarit”, u shpreh ai.

Kurse, Huseyin Özen, drejtor i furnizimit të KESCO, tha se kjo organizatë ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë qytetarët e Kosovës. “Është nder të jem këtu. Unë besoj që solidarizimi është arma për të kaluar çdo sfidë. Kompania jonë ka qenë gjithmonë i hapur për t’i ndihmuar njerëzit në Kosovë”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sara Hoxha është bërë një nga vajzat më të komentuara…