KESCO po viziton bizneset anekënd vendit

18 prill 2024 | 13:57

KESCO ka filluar takimet me bizneset e Kosovës në secilin vendbanim nëpër industri, biznese të mesme e të vogla të vendit tonë.

Departamenti i Përkujdesit për Konsumatorë ka vizituar më shumë se 20 biznese të ndryshme deri më tani, dhe do të vazhdojë takimet me pronarët e bizneseve edhe ditëve në vijim.

Këto takime kanë për qëllim njohjen nga afër me kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve biznesorë në Kosovë në raport me KESCO-n, si furnizues i shërbimit universal të energjisë elektrike.

Gjithashtu, synimi i kompanisë është që të përmirësojë secilin shërbim për konsumatorët tanë, qoftë për ata shtëpiakë ose komercialë.

Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që bizneset kanë në zhvillimin ekonomik të vendit, KESCO angazhohet që të trajtojë bizneset me prioritet të lartë, duke u ofruar shërbime kualitative dhe të qëndrueshme të energjisë elektrike.

KESCO tashmë ka krijuar linja të veçanta për konsumatorët biznesorë në mënyrë që të kryejnë të gjitha procedurat që u nevojiten pa pasur nevojë të presin në radhë.

Një linjë e veçantë me dy analiste për përkujdes të konsumatorëve është në pikën e re të KESCO Premium Center.

Refki Hoxha, pronar i kompanisë “Renelual Tahiri, në Prizren, ka thënë se janë tejet të kënaqur me shërbimet që KESCO iu ofron. “Ne jemi shumë të kënaqur me KESCO-n. Sidomos kur na lajmërojnë një ditë përpara nëse do të ketë punime të planifikuara në zonën tonë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, edhe pronari i fabrikës “Frutex”, në Suharekë, Shaqir Palushi, ka thënë se paralajmërimet e KESCO-s për punimet në rrjet që realizohen nga KEDS, janë të domosdoshme për bizneset në mënyrë që të planifikojnë edhe prodhimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë,…