Kesha lanson markën Kesha Rose Beauty
08 nëntor 2019
| 14:18
Këngëtarja e njohur, Kesha Rose, më 3 dhjetor do të lansojë linjën e saj të parë të produkteve të grimit “Kesha Rose Beauty”.
Kjo markë e këngëtares d përmban një palet të grimit për sy, një buzëkuq dhe një produkt për vijën e syrit.
“Ndonjëherë me bukurinë, ndjehet sikur qëllimi është perfeksion. Me linjën time, ky nuk është qëllimi. Qëllimi im është lumturia”, ka thënë Kesha.