Këshilla e Jennifer Lopezit për vajzat: Meshkujt nën 33 vjeç janë kot
25 mars 2019
| 15:28
Nëse jeni grua dhe keni menduar ndonjëherë se përse marrëdhënia juaj nuk funksionon, atëherë Jennifer Lopez ka përgjigjen.
Këngëtarja, e cila deri tani është martuar tri herë, ka thënë se burrat nën moshën 33-vjeç janë të padobishëm.
49-vjeçarja e ka bërë këtë deklaratë në programin e “YouTube”-s, “Tinder’s Swipe Sessions”.
Ndërsa po zgjidhte në “Tindeer” personin e duhur për të dalë, para i ka dalë një djalë 29 vjeç, por këngëtarja e ka refuzuar duke thënë: “Djemtë, derisa të mbushin 33, janë vërtet kot”.