Këshilla vetes

22 dhjetor 2022 | 21:01

Ilire Zajmi

 

Mos prit të gjithë burrat të bien në dashuri me ty

Të të quajnë kurtizane kur epshi ua terron sytë.

Mos i beso askujt për ndjenjat e tua

Ti e di më mirë se kushdo çfarë ndien lëkura jote

Mos u shtir se i di të gjitha.

Mëso çdo ditë diçka të vlefshme për veten

Festo për gjërat e vockla.

Mos lejo të bezdisesh nga punët e mërzitshme

Kurrë mos dil në rrugë pa vëthë në vesh, buzëkuq në buzë e parfum qershie.

Fal shumë, e marrë mos u bëj. Falja vetes të gjitha çmenduritë

Pranoja vetes të gjitha turpet. Mos fshih asgjë nga pasqyra

Bëhu e njerëzishme me njerëzit që të duan, qitua gjuhën snobëve e hipokritëve

Mos e puth dikë që rri me ty për një orë, nuk ia vlen barra qiranë

Secili ka nevojë për një skutë të veten

Mos u pendo kurrë. Mos kërko falje për gabimet e tua

Fajet e të tjerëve mos i merr mbi vete

Mundësisht mos fli pa bërë dashuri.

Ndihu mbretëreshë e fronit tënd

Lexo çfarë të pëlqen. Mos i beso shijes së të tjerëve

Kujdesu fort fort për unin tënd Musine

e lufto deri në fund për gjërat që do.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi ka nisur qysh tash përgatitjet për stinorin pranveror në…