Këshilli do të kërkojë që marrëveshja bazë me Kosovën t’i vendoset Serbisë në kapitullin 35 të bisedimeve për anëtarësim në BE
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i drejtohet Komisionit Evropian me kërkesë “urgjente” që marrëveshjen bazë dhe aneksin implementues të saj t’ia vendos Serbisë si pjesë të Kapitullit 35 të negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), ashtu edhe siç ishte zotuar vetë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri më 19 mars në Ohër kur kjo marrëveshje ishte konkluduar.
Një dokument të tillë me këto kërkesa, pas “Radios Evropa e Lirë” edhe agjencia ballkanik i lajmeve “N1” ka raportuar ta ketë parë, e ku shkruhet se do të kërkohet “urgjentisht një propozim për ndryshime dhe plotësime në kriteret nga Kapitulli 35”, i cili do të përfshinte marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin për zbatimin e saj në atë kapitull negociator me Serbinë”, sipas draftit të konkluzioneve të liderëve evropianë për përgatitjet për samitin e ardhshëm.
Drafti gjithashtu përcakton afatin – fundi i janarit 2024, sipas “N1”.
Me të njëjtin dokument, liderët evropianë do t’i bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të “respektojnë dhe zbatojnë plotësisht” marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit “pa vonesa dhe parakushte të mëtejshme”, duke theksuar se kjo vlen edhe për themelimin e Asociacionit të komunat me shumicë serbe.