Këshilli Evropian pa Markelin si Roma pa Vatikanin
22 tetor 2021
| 14:04
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka shprehur trishtimin për largimin nga skena e polotikës, të kancelares gjermane Angela Merkel.
Në ceremoninë e lamtumirës në mbledhjen e Këshillit për lideren gjermane, Michel tha BE pa Merkel është si Roma pa Vatikanin, ose si Parisi pa Kullën Eifel.
“Lamtumira juaj nga skena evropiane na prek politikisht por edhe na mbush me emocione. Ju jeni një monument. Krahasimet vijnë në mendje. Këshilli Evropian pa Angelën është si Roma pa Vatikanin ose Parisi pa Kullën Eifel. Mençuria juaj do të mungojë. Sidomos në momente komplekse,” deklaroi Charles Michel.