Këshilli Gjyqësor dhe Akademia e Drejtësisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skënder Çoçaj dhe u.d drejtoresha e Akademisë së Drejtësisë, Luljetë Hetemi, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.
Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të fokusohet në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnime, përcaktimin e politikave trajnuese, zbatimin e programit të trajnimeve, pjesëmarrjen në trajnime, shkëmbimin e të dhënave për trajnimet e realizuara dhe pjesëmarrësit, si dhe vlerësimin e ndikimit të trajnimeve.
KGjK-ja do të angazhohet në vlerësimin e nevojave për trajnim të gjyqtarëve dhe stafit administrativ dhe të njoftoj AD-së me rezultatet e këtij procesi.
Mes të tjerash, KGjK-ja do të japë udhëzime dhe do të mbështesë Akademinë.
Nga ana tjetër Akademia e Drejtësisë, do të angazhohet që të përfshijë KGjK-në në procesin e hartimit të programit të trajnimeve, të përfshijë propozimet e KGjK-së në këto programe dhe t’i jap informata KGjK-së sipas kërkesave dhe nevojës.
/Epoka e re/