Këshilli Gjyqësor i Kosovës, model sa i përket menaxhimit informativ

07 tetor 2019 | 13:33

Shqyrtimi i draft-rregullores për përdorimin e sistemit për menaxhimin informativ të lëndëve ishte pika kryesore, e cila është diskutuar të hënën në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Menaxheri i lëndës, Fatmir Rexhepi është shprehur se janë në fazën e fundit të implementimit të draft-rregullores dhe se ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit nëntor.

Ai ka thënë se për këtë kanë marrë model përvojat e disave nga vendet e rajonit dhe se ky sistem është treguar i suksesshëm, raporton “Ksp”.

Ndërsa sekretari i KGjK-së për çështje inovative, Armend Berisha, ka thënë se ky sistem po tregohet i suksesshëm edhe në gjykatat e Kosovës.

Ai ka deklaruar se janë duke shërbyer si model për shfrytëzimin e teknologjisë dhe se ka avancim të madh sa i përket kësaj çështjeje.

Anëtarët e këtij këshilli në këtë mbledhje janë dakorduar që Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve për kandidatët për gjyqtar në Divizionin e Gjykatës së Apelit-Mitrovicë të përbëhet nga Gyltene Sylejmani, Kujtim Paçuli, Nena Vllaçiq, Nehat Idrizi dhe Qerim Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës ka udhëtuar…