Këshilli Grevist i SBAShK-ut: Presionet janë të vazhdueshme nga komunat dhe qeveria

06 shtator 2022 | 10:55

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket grevës.

Në kuadër të kësaj është theksuar se tash e 13 ditë po përcillet në vazhdimësi rrjedha e grevës në institucionet arsimore.

Ky këshill ka thënë se është vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme si dhe përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve.

“Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë – rasti i djeshëm i vizitës së kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve  me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën. Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”,është thënë në reagimin e Këshillit Grevist të SBAShK-ut.

Më tutje është thënë se Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut është duke i përcjell me vëmendja të gjitha dezinformatat të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë.

“Të gjitha këto do t’i paraqesim pranë organeve të drejtësisë”, është thënë në këtë reagim.

Nga Këshilli Grevist kanë apeluar tek organet e rendit që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes së rendit ti vënë para organeve të drejtësisë.

“Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme”, është thënë në reagimin e Këshillit Grevist të SBAShK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i decentralizuar haktivist ndërkombëtar "Anonymous" ka hakuar faqen e…