Këshilli i Ambasadorëve, Rohde: Qeveria ndonjëherë dëgjon, ndonjëherë jo

14 dhjetor 2023 | 15:37

“Po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra. Ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo”. Kështu ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Kështu është shprehur  Rohde në diskutimin që u organizua nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës për 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme. Kritik është shprehur edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili ka thënë se çelësi është normalizimi.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se partneriteti në mes të Kosovës dhe Gjermanisë është unik, por siç ka thënë ai, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj.

Më tutje, Rohde ka thënë se mënyra për të ndryshuar pozicionin e pesë vendeve mosnjohëse është të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tubimin…