Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë letër Trumpit: Ndryshimi i kufijve minon stabilitetin e Kosovës dhe rajonit

06 mars 2020 | 16:39

Në një letër të hapur drejtuar presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka falënderuar SHBA-të për të gjithë kontributin e dhënë për Kosovën.

Ky këshill mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shpresuar se ky proces do të përfundojë me njohjen e ndërsjellët diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane.

“Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përkushtimin e Administratës Tuaj për përparim në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëve të fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe Plani Ahtisaari”, është thënë në letër.

Sipas këtij këshilli, ndryshimi i kufijve ndarjet dy shteteve minon stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.

“Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore. Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë me rëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatë evropiane të rajonit tonë” është thënë nder të tjera në letrën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sundimtari miliarder i Dubait, Sheiku Al Maktoum urdhëroi rrëmbimin dhe…