Këshilli i BE-së për vizat: Duhet të sqarohen edhe disa çështje

13 tetor 2022 | 20:38

Presidenca Çeke e Këshillit Evropian ka thënë të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, ajo nuk e ka specifikuar se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Përmes një deklarate të publikuar pas debatit të mbajtur nga grupi punues për vizat në këtë Këshill, Presidenca Çeke ka thënë se duhet të vazhdojë diskutimi.

Në deklaratë është përmendur se grupi punues e ka mbajtur të enjten diskutimin e parë rreth vizave për Kosovën, nën Presidencën Çeke.

“Komisioni Evropian e ka prezantuar raportin e tij të përditësuar për këtë çështje, që rikonfirmon se Kosova vazhdon të plotësojë të gjitha kushtet për liberalizim”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se për dallim…