Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë
Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
Në komunikatën e bërë për media thuhet se vendimi është marrë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.
“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në njoftim.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.
Në platformën “X”, ai ka shkruar se kjo është një fitore e rëndësishme për serbët në Kosovë.
“Unë e mirëpres vendimin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për serbët në Kosovë”, thotë ai.
Ndryshe, Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian para disa muajsh kishte miratuar raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.
Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi në një postim në “X” e kishte quajtur këtë si lajm të mirë për serbët e Kosovës.
Ndërsa, rreth vendimit për heqjen e vizave edhe per serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, kishin reaguar nga Qeveria e Kosovës.
Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bensik Bislimi kishte thënë se “pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi”.
A small but important victory for human rights of #Serbs in #KosovoandMetohija.
I welcome the @EUCouncil’s decision on finally removing the visa requirements for holders of #Serbian passports issued by the Coordination Directorate for Kosovo and Metohija.
— Марко Ђурић (@markodjuric) July 22, 2024