Këshilli i Dijetarëve të Lartë u bënë thirrje myslimanëve: Faluni në shtëpi

19 prill 2020 | 11:35

Organi kryesor fetar në Arabinë Saudite, Këshilli i Dijetarëve të Lartë, u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të falen në shtëpi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Kjo thirrje vlen për myslimanët që jetojnë në shtetet ku kërkohet distancimi social për ta luftuar koronavirusin, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite, SPA.

“Myslimanët duhet t’i shmangin tubimet, sepse ato janë shkaktari kryesor i përhapjes së virusit dhe duhet të sjellin ndër mend se mbrojtja e jetës së njerëzve është një vepër e mrekullueshme që i afron ata me Zotin”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Arabia Saudite deri më tani i ka regjistruar 92 viktima dhe 8 274 të infektuar me koronavirus. Këto janë shifra relativisht të vogla në krahasim me numrin e popullsisë prej 34 milionëve. Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit fillon të premten e ardhshme, më 24 prill, dhe përfundon më 23 maj. Ramazani cilësohet si një ndër pesë shtyllat e Islamit dhe është obligim për besimtarët e shëndoshë të moshës madhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e famshme, Ellen Degeneres ka vendosur të dhurojë 1…