Këshilli i Evropës rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

22 shkurt 2022 | 08:29

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, në orët e para të së martës ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Michel përsëriti mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Ai tha se njohja nga Rusia e të dy rajoneve separatiste në Ukrainë që janë pro Moskës dhe udhri që trupat ushtarake të hyjnë në ato zona është shkelje e ligjit dhe rendit ndërkombëtar.

I pari i Këshillit Evropian theksoi se Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm integritetin territorial të Ukrainës.

Charles Michel kishte thënë më herët se BE-ja dhe partnerët e saj do të reagonin me vendosmëri dhe unitet, shkruan CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stafit të ambasadës dhe zyrtarëve të Australisë u është thënë…