Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin ndaj investitorit të huaj
25 tetor 2018
| 10:48
Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic duke dënuar këtë sulm dhe duke u shprehur se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.
Në fund EIC thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe mos të ndodhin përsëri në të ardhmen.
Dje Gani Thaçi, vëllai i presidentit Hashim Thaçi ka sulmuar fizikisht Sokolicin.