Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së voton pro koalicionit me PSD-në
19 gusht 2019
| 13:40
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me shumicë votash ka votuar për koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate (PSD).
Këtë e ka konfirmuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ka pas plot diskutime rreth kësaj por është votuar me shumicë të votave me dy abstenime për marrëveshje për koalicion me PSD-në”, është shprehur Haradinaj.
Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të koalicionit parazgjedhor të AAK-së.