Këshilli i Prindërve kundër grevës së SBASHK-ut
24 gusht 2018
| 10:33
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me paralajmërimin e SBASHK-ut për të hyrë në grevë nga muaji shtator.
Përmes një komunikate për media ky këshill ka njoftuar se nuk është kundër realizimit të kërkesave për ndryshimin e Projektligjit për Pagat dhe miratimin e ligjit për kontributin e viteve të ’90-ta, mirëpo ndërprerja e procesit mësimor, sipas tyre, po dëmton interesin e nxënësve për arsimim.
Këshilli i Prindërve ka kërkuar për bashkëpunim më të madh dhe u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverinë që të arrijnë marrëveshje në mënyrë që të mos ndërpritet procesi mësimor.