Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën
07 shkurt 2019
| 09:42
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tremujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rend dite do të ketë raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres, bëhet me dije në njoftimin e OKB-së.
Raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë të mërkuren se raporti nuk e pasqyron realitetin dhe se “Qeveria e Kosovës i ka shkëputur gjitha kontaktet me misionin e UNMIK-un”.