Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret seancë të jashtëzakonshme
27 shkurt 2022
| 22:35
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thirrur për të hënën një seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën do të diskutohet pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa aleatët perëndimorë po intensifikojnë fushatën diplomatike për izolimin e Moskës.
Votimi i Këshillit prej 15 anëtarësh ishte procedural sot, ndaj Rusia nuk mund të vërë veton ndaj tij.
Vendimi për thirrjen e seancës së Asamblesë së Përgjithshme është marrë me 11 vota pro.
Rusia votoi kundër, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.