Këshilli i Sigurimit të OKB-së shqyrton raportin për Kosovën më 31 tetor
02 tetor 2019
| 13:15
Seanca e rregullt e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ku do të diskutohet për situatën në Kosovë, do të mbahet më 31 tetor.
Lajmin e ka bërë me dije për mediet në Beograd kryediplomati serb, Ivica Daçiq. Ai i ka thënë “RTS”-së se Afrika e Jugut e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj, ka caktuar një seancë të rregullt më 31 tetor për të diskutuar raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.