Këshilli i Sigurisë Kombëtare diskutoi për gjendjen pas tërmetit
02 dhjetor 2019
| 11:10
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuan për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
“E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.