Këshilli Kombëtar shkarkon Edi Palokën dhe 9 funksionarë të PD-së
12 dhjetor 2021
| 19:56
Këshilli Kombëtar i PD-së ka shkarkuar disa nga funskionarët e Partisë Demokratike, për krijim të strukturave paralale.
Në votimin me 257 anëtarë janë deklaruar 251 vota pro shkarkimit, 4 vota kundër dhe 2 vota të pavlefshme.
Shkarkohen nga Këshilli Kombëtar Edi Paloka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia.