Këshilli organizativ i protestave të vitit 1992 shënoi 30-vjetorin e protestave në mbrojtje të shkollës shqipe
13 tetor 2022
| 11:49
Me 12 tetor 2022 u mblodh Këshilli organizativ i protestave të vitit 1992 për të shënuar 30-vjetorin e organizimit të protestave për Prishtinë. Protestat në atë kohë kanë pasur për qëllim mbrojtjen e shkollës shqipe dhe sensibilizimin e gjendjes së rëndë të popullit shqiptar të Kosovës!
Me këtë rast Këshilli Organizativ botoi dhe përuroi Monografinë:
“Mbrojtja e shkollës shqipe, protesta në Prishtinë”
Anëtarët e Këshillit Organizativ të protestave për Prishtinë ishin:
- Fetah Bylykbashi (kryetar),
- Sadik Krasniqi (zëvendës)
- Agni Dika,
- Flamur Shala,
- Shukri Fetahu,
- Shyqyri Obërtinca,
- Jonuz Salihu,
- Mustafë Loxha,
- Bashkim Bokshi,
- Rexhep Maqedonci,
- Vehap Shita,
- Hashim Thaçi- përfaqësues i studentëve.