Këshilli i Prindërve: Grevat, kërcënim për nxënësit

12 mars 2018 | 12:11

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka reaguar lidhur me grevën që është mbajtur sot në shkollat e Kosovës me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Përmes një komunikate për medie ky këshill ka theksuar se kjo mënyrë nuk është opsioni i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, pasi sipas Këshillit të Prindërve të Kosovës po dëmtohen nxënësit.

“Gatishmëria dhe joserioziteti i organizmave shtetërorë për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve, është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese. Kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcënim për nxënësit dhe prindërit. Këshilli i Prindërve të Kosovës, kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve dhe plotësisht pajtohet me kërkesat e tyre të drejta për njohjen e stazhit të punës të viteve të nëntëdhjeta, por njëkohësisht vlerësojmë se nuk është greva opsioni i vetëm i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve”, është thënë në reagimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë përfolur për një lidhje dashurie midis tyre, por asnjëherë…