Këshilli Prokurorial i propozon Thaçit lirimin nga detyra të dy prokurorëve
07 qershor 2019
| 17:15
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e radhës i ka propozuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lirimin nga detyra të dy prokurorëve, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.
Prokurorët Imer Beka dhe Feti Tunuzliu, më 15 qershor do të pensionohen.
KPK-ja ka vendosur që deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, prokurori Kujtim Munishi të caktohet si ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të kësaj prokurorie.
Prokurori Munishi aktualisht është udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.