Këshilli Prokurorial nesër mban mbledhje urgjente
11 dhjetor 2024
| 15:33
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet nesër (e enjte) me fillim nga ora 13:00.
Në njoftim është thënë se mbledhja është urgjente.
Në rend dite është edhe caktimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (i natyrës urgjente), i cili do të mbahet nesër (e enjte), më 12 dhjetor 2024, nga ora 15:00, në sallën e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit”, ka njoftuar KPK-ja.