Këshilli Prokurorial shpall konkurs për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj

17 qershor 2022 | 14:30

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj.

Shpalljes së konkursit për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj, fillimisht i ka paraprirë miratimi i Rregullores për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e prokurorëve të shtetit.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, KPK-ja ka themeluar edhe Komisionin për rekrutim, me përbërje të kryesuesit Jetish Maloku, ushtruesit të kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, anëtarit të Këshillit, Agron Beka, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe anëtarë rezervë, anëtari i Këshillit, Veton Shabani dhe  prokuroja në zyrën e Kryeprokurorit të Shteti, Laura Pula.

Më tutje, KPK-ja ka themeluar edhe Komisionin për rishqyrtim, i cili do t’i shqyrtojë ankesat të cilat mund të parashtrohen nga kandidatët.

Në përbërje të këtij komisioni, KPK-ja ka caktuar prokurorët Shqipdon Fazliu, Arjan Gashi dhe Idain Smailji.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 13 qershor 2022 ka dekretuar shtatë prokurorë me mandat fillestar, pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kursimet e familjeve kosovare nëpër bankat komerciale në vend, po…