Valon Hoti, këshilltar dhe shef i Kabinetit të Liburn Aliut, ministër i Infrastrukturës, ka reaguar për bastisjet në këtë ministri dhe arrestimint e Izedin Bytyqit, zv.sekretar i MI-së.
Hoti ka shkruar se as ministri Aliu dhe as ndonjë tjetër pjesëtar i kabinetit të Aliut s’janë nën hetime për asnjë lëndë.
Tutje, Hoti ka thënë se qëndron pas deklaratave të thëna rreth çështjes së ambalazhuesve.
“Rreth tentimeve për manipulim të opinionit publik që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni, më lejoni të sqaroj që:
1. As ministri Aliu e asnjë anëtar i kabinetit nuk është subjekt hetimi PËR ASNJË LËNDË;
2. Tek rasti i ambalazhuesëve dhe zhurmave që janë bërë në studio televizive, qëndrojmë deri në fund me argumentet dhe faktet që kemi publikuar e të cilat kanë bërë demantim të shumë zërave propagandues gjithandej” – ka shkruar Hoti, ndër të tjera.