Këshilltari i Haradinajt: Më 26 shkurt vazhdon ‘izolimi’ i Kosovës në Londër
Valon Tolaj, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se për pesë muaj të qeverisjes, shefi i tij pati dy vizita zyrtare në Bruksel dhe një vizitë zyrtare në ShBA.
Këtë reagim Tolaj në llogarinë e vet në “Facebook” e ka emëruar me titull “Mbi teorinë e ‘izolimit’”!, duke ironizuar me deklaratat se Kosova është vend i izoluar.
Ai ka thënë se për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e vizitojnë dy kryeministra të shteteve fqinje, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Kurse tash së fundi edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë.
Tolaj ka shtuar se vazhdon “izolimi” më 26 shkurt në Londër, duke paralajmëruar vizitën e Haradinajt në Britaninë e Madhe.
Postimi i plotë ti tij:
Mbi teorinë e “izolimit”!
Pesë ( 5 ) muaj qeverisje të Kryeministrit R. Haradinaj:
Dy vizita zyrtare në Bruksel/ BE. Dinamikë e re dhe qasje proaktive në trajtimin e temave me interes shtetëror;
Vizitë shtetërore/zyrtare në SHBA. Rikonfirmim i fuqishëm mbështetjes amerikane për Kosovën.
Për herë të parë, që nga shpallja e Pavarësisë, Kosovën e vizitojnë dy kryeministra të shteteve fqinje, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Rikonfirmim i bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë në Prishtinë: Pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk ka vend në BE.
“Izolimi” vazhdon me 26 shkurt në Londër. Samiti i Investimeve i vendeve të Ballkanit Perëndimor.