Këshilltari i Haradinajt: Hahni vjen e shkon, por taksa mbetet
03 dhjetor 2018
| 15:28
Gazmend Syla, këshilltar për çështje të veteranëve të luftës i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nuk do tërhiqet pavarësisht se sot në Kosovë do të vijë për vizitë komisionari evropian për dialog dhe zgjerim, Johannes Hahn.
“Sa për informim të bashkëluftëtarëve, Hahni vjen e shkon, por taksa mbetet.
Ky është zotim i Kryeministrit Haradinaj, i palëkundur si gjithnjë. Vazhdojmë të qëndrojmë drejtë”, ka shkruar Syla.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2398369000205793&set=a.259902307385817&type=3&eid=ARBjhrpSi8DM75Vg_lQxfn_Sf-B-PsvY7s_iewF2NnfS7wsaqmRfgTE-ARprknMRWvFSqdxQ5VLkdLwH
/Epoka e re/